:: english     
 
ASGJËSIKURDIELLI.COM | VIDEO
   Realizimi


Video produksioni:
Koha Vizion - KTV,
Regjisor: Orhan Kerkezi
Aktrojnë:
Beatriçe Sopa & Asgjë Sikur Dielli


© 2002 Asgjë Sikur Dielli









Download Quicktime Player plugin
 
 
   Rrëfimi

Mendoja çdo gjë merr fund pa ty është një përpunim i këngës së grupit të njohur Kosovar të viteve 80, Gjurmëve.

Kënga doli spontanisht gjatë ushtrimeve të fundit më 1998, pak para se bendi të hynte në studio për ta inçizuar albumin 1. Kështu që, kjo këngë spontanisht e gjeti rrugën e saj që të paraqitet në album.

Kjo këngë për herë të parë u publikua në televizionin e atëhershëm nacional kosovar RTP. Në vitin 2002 me produkcionin e KTV-së, u realizua videoklipi i kësaj kënge dhe shumë shpejt arriti të bëhej hiti i parë Nr. 1, i Asgjë Sikur Diellit nëpër Toplistat e KTV-së
dhe RTK-së.

Në verë të vitit 2001, në një koncert që u mbajt në Prishtinë për lirimin e Albin Kurtit nga burgu në Serbi, Albani dhe Bujari u paraqitën në një version akustik të këngës Mendoja çdo gjë merr fund pa ty.