:: english     
 
ASGJËSIKURDIELLI.COM | FAQ

:: :: Pershendetje!
Me falni nqs po ju bezdis me kete e-mail timin, por qellimi eshte teper pozitiv... shume shume urime per albumin tuaj qe sapo perfundova se download-uari dhe mund te them qe ishte ekzaktesisht ajo qe prisja. Une kisha degjuar vetem 2 kenget e prezantuar per publikun ne Shqiperi: "Mendoja cdo gje merr fund pa ty" dhe "Kur e di se nuk di", por me ane te web site-it tuaj munda te degjoj dhe pjesen tjeter te albumin qe per mendimin dhe me teper per shijet e mija eshte....just great! Degjoj shume doom-metal, gothic-metal, hard-rock etj dhe banda ime e preferuar eshte nje grup anglez te quajtur "Anathema" dhe kur degjova kenget tuaja per here te pare vura re nje ngjashmeri shume te madhe, nje melodi e bute mgjt pak e zymte, gjera te thena ne nje menyre qe jo cdo kush mund te shprehet dhe nje atmosfere paksa e erret qe eshte e vetmja rryme muzikore qe me kenaq thelle ne shpirt dhe qe per me teper eshte e vecante...eshte e merzitshme te degjosh nje paragraf muzikor te perseritet
 

shpesh! ne nje kenge dhe nje melodi qe perseritet... kjo nuk ndodh ne kenget e ASD, keshtu qe ia vlen t'i degjosh! Me pelqen kur ritmi eshte jo i njellojte gjate kenges, diku behem me i shpesht e i rende dhe diku me i ngadalte e me i bute dhe per me teper kjo eshte dicka qe nuk pritet nga degjuesi, por ndodh...dhe te jep emocion!
Une jam nga Durresi dhe shpresoj shume qe t'ju ndjek te pakten ne ndonje koncert live ne Tirane, meqenese deri tani nuk kam mundur...
Dhe se fundi, sic mund te jete kuptuar, jam nje admiruese e madhe e muzikes tuaj keshtu qe ju uroj shuuuuuuuume, shuuuuuuuume suksese dhe realizim ne albumin tuaj te dyte!
Gjithe te mirat!
                                                           MARSIDA


:: Tung Marsida. E kemi një dhuratë për ty pra. Këtë verë do të kesh plot atmosfera dhe ngjyra Made from ASD.

                                                              ALBANI


:: Hi YJE!!!!! Si po ia kaloni? Une jam Mariana nje vajze 17 vjecare e cmendur pas jush. Adhuroj mu-

 
ziken tuaj dhe juve vete. Enderroj te bej nje duet me ju sepse me pelqen shume te kendoj, normalisht qe muzike rrok kuptohet. Une jam nga tirana. U pershemdes te gjitheve ne vecanti Albanin (vokalistin) Ju lutem me ktheni pergjigje Ciao.
 
 
                                                  MARIANA

:: Tung Mariana. Më vjen mirë që të pëlqen muzika jonë. Më vjen keq por s'mund ta plotësojmë dëshirën sepse qenke akoma e mitur për të kënduar. E aq më tepër edhe e "çmendur" : )

                                                       ALBANI

 
:: Kur mendoni te zhvilloni ndonje koncerte ne Tirane? Gjithe te mirat!
 
                                           
GAZETA TEMA

:: ??????!!!!!!!!!!!@@@@????????!!!!!!!!
shihemi.
                                                      BUJARI


                                                       < 1
2 3 >